
Iniciativë e pazakontë e televizionit kinez, për të transmetuar direkt orët e fundit të jetës së katër narko-trafikantëve, përpara ekzekutimit të tyre, pasi akuzoheshin për vrasjen e 13 peshkatarëve kinezë. Ishte një premierë absolute për “CcTV”, rrjetin televiziv shtetëror të Kinës, që ka shfaqur imazhet e katër kriminelëve duke dalë nga qelia e të drejtohen për nga shtrati i injeksionit vdekjeprurës. Ndërkohë që nuk kanë munguar kritikat, sidomos duke kërkuar një trajtim etik për të dënuarit. Gjithsesi, e gjithë kjo mund të konsiderohet e pritshme, përderisa bëhet fjalë për vendin ku dënimet me vdekje janë më shumë se 1000 në vit.